Lajme

Ngjarja në ‘Top Channel’, Grida Duma: Rama ndiheni përgjegjës ju?

Kryeministri Edi Rama ka folur për su lmin ndaj Top Channel, ku mbeti i v r arë roja i godi nës, Pal Kola.

I ftuar në “Top Story”, Rama tha se pol icia i është afruar autorëve edhe pse ende nuk ka rezultat.

I pyetur nëse e konsideron akt ndaj një media apo ngjarje ba nale, Rama tha se motivet e drejpërdrejta të agr esionit ende nuk dihen, por fakti që një bre shëri plum bash u derdhën mbi një institucion kombëtar si Top Channel, e bën këtë a gresion të lidhur me një media.

Pyetje: Në 32 vite e keni parë Shqipërinë në pozitat e intelektualit, politikanit dhe qartësia juaj për atmosferën e Shqipërisë nuk vjen vetëm nga intuita e një kryeministri. Pse ndodh për herë të parë si në një gjendje l ufte të go d itet një media?

Rama: Unë po mundohem të shpjegohem përtej shpjegimit të thatë që mund të jap në këtë moment përderisa p olicia është duke punuar intensivisht. Liria e medies në Shqipëri nuk ka qenë kurrë në situatën që është sot, në aspektin pozitiv. Kurrë më parë si sot media nuk ka pasur lirinë të thotë çfarë të dojë, të shprehë çdo këndvështrim, madje edhe në një aspekt të ab uzojë me lirinë e saj në tërësi. Muk mund të mohoj se këto lloj ngjarjesh, kjo dhe jo vetëm kjo , kanë një mënyrë, shfaqje të agres ivitetit që i bën shumë të dh unshme, të zhu rmshme dhe shumë shqetësuese.

MË TË LEXUARAT

To Top