Rozë

Ngjarja që ndodhi në ‘Top Channel’ , deklarata e Arbanës: Shtëpia ku jeni është e sigurtë

Produksioni i “Big Brother VIP” ka vendosur t’u tregojë banorëve mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë të ndodhur dje.

Banorët e Big Brother mësojnë për sulmin ndaj Top Channel

Përmes një videoje ata kanë mësuar mbi su lmin që i ndodhi Top Channel, ku mbeti i vr arë roja Pal Kola.

Banorët janë përlotur kur kanë mësuar ngjarjen e rëndë. Moderatorja Arbana Osmani i siguroi se shtëpia e BBVIP është shtëpia më e sigurt dhe se ata nuk rr ezikohen. Megjithatë u ka komunikuar banorëve se nëse ndonjëri prej tyre ndjehet se nuk e përballon dot këtë rrugëtim në vazhdim, është i lirë që të vendosë të largohet.

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim”, u shpreh Arbana.

MË TË LEXUARAT

To Top