Ylli nigerian i muzikës, Davido dhe partnerja e tij, Chioma Rowland kanë humbur djalin e tyre, Ifeanyi. Sipas mediave të huaja, tre vjeçari u m byt në një pishinë në rezidencën e tyre në një ishull pranë Lagos. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, pak ditë pas ditëlindjes së tij të tretë.
Vogëlushi u dërgua me urgjencë në spital por nuk mundi të mbijetonte. Davido, emri i vërtetë David Adeleke, ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare, por thuhet se ai nuk ka qenë në shtëpi kur ndodhi ngjarja. Miq dhe kolegë të muzikantit kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e madhe.