Ngjashmëria që ka me konkurrenten e “Big Brother VIP”, Olta Gixharin, duket se e ka bezdisur këngëtaren Era Rusi. E ftuar në “S’e Luan Topi” me moderatoren Erjona Rusi, artistja thotë se shpesh e ngatërrojnë me Oltën.
Madje, tashmë që Olta është pjesë e “reality show-t”, Erën e pyesin kur dole: “Më thonë kur dole. U them nuk jam unë, ajo është akoma brenda.
Nuk më vjen as inat, as mirë, por bëhet e tepërt. Më thonë ngjan shumë me atë këngëtaren, unë u them jam aktorja”.
Teksa komenton “Big Brother VIP 2”, Era tregon se kush është konkurrenti i saj i preferuar.“Unë për mbretin, për Luizin, na e ka marrë zemrën. Është lojtar”, thotë Era.
Mbrëmjen e sotme pritet që në shtëpinë e Big Brother të futen banorë të rinj. Pas përjashtimit të Ermionës dhe Evës, të tjerë emra priten të bëhen konkurrentë në lojë.