Rozë

Niko Peleshi feston datëlindjen bëhet 50 vjeç, vajza e tij i bën dhuratën e rrallë dhe shkruan fjalë zemre: Je babai më i mirë!

Ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi ka festuar sot 50 vjetorin e lindjes. Vajza e tij Aleksia i ka bërë një dedikim të veçantë babait të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Aleksia e cilëson babain si ‘idhullin’ e saj duke i dedikuar fjalë të ëmbla dhe prekëse.

Gjithashtu ajo ka publikuar edhe një foto ku të dy duket të lumtur pranë tortës së ditëlindjes.

“Unë mund të mos jem bija e përsosur dhe aq më pak aq e përsosur sa e meriton ti, por ti je padyshim babai dhe njeriu më i përsosur që dikush mund të kërkojë. Kur isha e vogël dhe më pyesnin kush ishte idhulli im, gjithmonë përgjigjesha “babi”. Kjo përgjigje mbetet po e njëjta edhe sot. Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!”- ka shkruar Aleksia.

Vajza e Niko Peleshit mbushi 17 vjeç dhe torta e çuditshme e ditëlindjes  rrëmben vëmendjen e të gjithëve - iconstyle.al

Vajza e Niko Peleshit 'i vërsulet' Besa Shahinit: S'na nxiti opozita për  protestë, jemi përballur me situata tronditëse - Gazeta Express

MË TË LEXUARAT

To Top