Sistemi ftontal i cili kaloi në vend po përfundon aktivitetin e vet duke i lënë vendin masave masave ajrore të ftohta e të qëndrueshme.
Si rrjedhojë, ditën e mërkurë (sot) parashikohet mot i kthjellët me përjashtim të zonave malore ku vranësirat do të jenë të pakëta deri mesatare. Prej mesnatës e deri afër mëngjesit do ketë borë lokale e të d obët në zonat malore.
Era, do të fryjë nga veriperëndimi e vrullshme dhe me rrahje përgjatë gjithë zonave bregdetare dhe luginave, duke u pasuar nga valëzim i forcës 4-5 ballë, raporton Shërbimi Meterologjik Ush tarak.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme dhe negative në një pjesën të madhe të vendit. Brymë e ngricë gjatë mëngjesit dhe gjatë ditës në zona të thella malore.
Temperaturat parashikohen në: – zonat malore -7°C deri në 1°C, – zonat e ulëta -2°C deri në 9°C
,- zonat bregdetare 1°C deri në 9°C.