Lajme

Nis i nxehti afrikan në Shqipëri/ Meteorologia: Këto do jenë dy ditët më të nxehta, ja sa gradë shkojnë temperaturat





Duke nisur nga dita e martë në vendin tonë do të nisë rritja e temperaturave. Vlerat maksimale priten të arrihen ditën e mërkurë dhe të enjte, ku termometri do të shënojë 43 gradë Celsius.

Meteorologia Porja jep parashikimin e motit per Nentorin: Do të jetë kohë për plazh.. | Portali Shqiptari.Net

Meteorologia Lajda Porja thotë se këto dy ditë do të jenë dhe ditët më të nxehta të muajit Korrik, duke qenë se vlera maksimale e këtij muaji ka qenë rreth 42 gradë Celsius.

Temperatura më të larta priten të arrihen në qytete si Elbasani, Shkodra, Berati dhe Gjirokastra. Sipas sinoptikanes këto temperatura do të vijojnë deri ditën e premte, ndërsa në fundjavë do të ketë rënie të temperaturave.

Porja thotë se Gushti do të nisë me temperatura normale dhe pa reshje. Sipas meteorologes, muaji Gusht nuk do të regjistrojë temperatura më të larta se muaji Korrik.

Parashikimi i motit, ulet intensiteti i reshjeve - Top Channel





MË TË LEXUARAT

To Top