Lajme

Nis kriza e energjisë edhe në Itali/ Ikin dritat në emision, gazetari: Epo nisi nga ne

Një pjesë e studios së televizionit italian “La7” është zhytur në terr pas ndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa moderatori e ka kaluar situatën me batutë.

“Mesa duket racionimi i energjisë nisi nga studio tonë”, është shprehur ai, ndërsa kamera tregon dy të ftuarit që qëndrojnë në errësirë.

Italia, si shumë shtete të Europës është duke u përballur me rritjen e skajshme të çmimit të gazit dhe energjisë elektrike.

Aktualisht çmimi i energjisë elektrike shënoi sërish rritje këtë javë, duke shkuar në 718 euro për megavat orë. Ndërsa çmimi i gazit u rrit në 321 euro për megavat orë.

MË TË LEXUARAT

To Top