Lajme

Nis reshjet e dëborës, këto zona janë zbardhur në Shqipëri

Reshjet e dëborës kanë zbritur edhe në zonat e banuara. Në akset rrugore Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, edhe në Qafë Thorë, ka nisur kriposja e rrugëve për të eliminuar ngricat, pasi dëbora është shoqëruar me ulje të temperaturave deri në minus 2 gradë.

Reshjet e dëborës do të jenë prezente edhe në ditët e para të Dhjetorit, kryesisht në juglindje.

“Në zonat malore do të kemi reshje dëbore, kryesisht në ato juglindore duke sjellë një sasi jo më shumë se 5 apo 6 mm në juglindje të territorit shqiptar”.

Pas këtij episodi dy ditor, moti do të përmirësohet, teksa temperaturat do të rriten sërish.

“Javës së parë të Dhjetorit pritet të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet të ngjiten në 17 apo në ndonjë zonë të izoluar edhe 18 gradë Celsius, ndërsa temperaturat minimale pritet të kalojnë në vlera pozitive. Në fakt kjo është një anomali me 2.5 gradë të temperaturave në orët e mesditës”.

Dhjetë ditët e para të Dhjetorit parashikohen të jenë me vranësira të shpeshta, por edhe orë të shumta me diell. Në zona të thella malore do të ketë edhe disa flokë dëbore.

MË TË LEXUARAT

To Top