Rozë

Nisin ankesat për buxhetin, Ronaldo: Dua salçiçe se na mbiu supa në bark na mbiu

Buxheti i javës ka krijuar sërish debat mes banorëve. Ronaldo ka qenë zëri më kritik sa i përket menaxhimit të buxhetit.

Sipas tij, me 500 milek buxhet, frigoriferi është bosh dhe ka vetëm karrota. Ronaldo po ankohej me Oltën dhe Dean dhe sipas tij, në shtëpi mungojnë produktet bazë.

Ai gjithashtu shtoi se nga paratë e buxhetit, nuk është marrë as proshut as sallam, asgjë, por shumë karrota. Aq më tepër, thotë Ronaldo, kur për një supë, duhet vetëm një karrotë.Për çfarë duhen 10 kilogramë? , thotë Ronaldo.

Debati për buxhetin e javës, u zhvendos në një tjetër pjesë të shtëpisë. Ronaldo vijoi me kritikat e tij në dhomën e gjumit, ku të pranishme ishin Olta, Efi dhe Kiara.

Ai tha se do të bëntë nje tortë me karrota, meqë me buxhetin e javës u porositën 10 kilogramë të tilla. Ronaldo: Lërë më, na mbiu supa në bark…

Kiara tha se karrota është investim i mirë, pasi ato përdoren për të gatuar supë. Duke folur me ironi, Ronaldo tha se ata thuajse nuk hanë asnjëherë supë.

MË TË LEXUARAT

To Top