Lajme

Nisin orët e vështira nga Covid-19 edhe për Gjermaninë, regjistrohet numri më i lartë i rasteve mbi 21 mijë

Gjatë 24 orëve të fundit në Gjermani janë shënuar mbi 21.500 raste me koronavirus. Në një deklaratë nga Instituti Robert Koch (RKI), i cili zhvillon punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 21.506 raste me COVID-19, duke e rritur në 619.089 numrin e përgjithshëm të rasteve.

Gjermani, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkaloi 10.000

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në Gjermani që nga shfaqja e virusit. Më tej, thuhet se për shkak të COVID-19 në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 166 persona, duke e rritur totalin e v dek jeve nga virusi në 11.096.

Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 402.500. Për të ulur shpejtësinë e rritjes së rasteve të reja në fillim të javës në Gjermani hynë në fuqi masa të reja kufizuese.

Vetëm një rast i ri me koronavirus në Wuhan, shqetësuese situata në Itali,  Spanjë e Gjermani – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top