Banorët e ‘Big Brother Vip’ po qëndrojnë të mbyllur në shtëpi duke përjetuar emocione të ndryshme. Këngëtarja nga Kosova, Nita Latifi, sot feston ditëlindjen brenda shtëpisë së famshme. E shtrirë në divan së bashku me Fotininë dhe Keisin, këngëtarja fillon e këndon duke ia bërë qejfin vetes.
Ndërsa Fotini është banorja e parë që e uron Nitën për ditëlindje e me pas dhe banorët tjerë. Përveç banorëve të shtëpisë, edhe njerëzit më të afërt të këngëtares po e urojnë përmes rrjeteve sociale duke treguar që po e ndjenjë mungesën e saj.
“Urime ditëlindja mikja ime, uroj çdo ditë të jetës ke me pas të mbushun me të qeshura. Je një bekim në jetën e secilit që të ka afër. Të dua edhe më ka marrë malli ekstremisht shumë”, ka shkruar shoqja e ngushtë e këngëtares e cila disa javë më parë e vizitoi edhe në shtëpinë e famshme ndersa e shoqeroi urimin me nje foto pikerisht te ketij takimi brenda shtepise se Big Brother.
Sot, Nita feston ditëlindjen por nuk dihet ende nëse do ketë ndonjë surpizë nga produksioni apo banorët e shtëpisë, pasi pas ngjarjes qe ndodhi me rojen e Top Chanel ka dy dite qe banoret nuk kane marre asnje loje per te bere e per cka jane cudit edhe vete ata me qetesine ne shtepi.