Një ditë, Alyssa Hacker dhe djali i saj 18-muajsh, Owen, ishin duke blerë disa ushqime në Target. Owen është një djalë shumë miqësor dhe ai i pëlqen ti flase të gjithëve duke thene ;hi’ dhe ‘bye’ kështu që Alyssa nuk u befasua kur ai papritmas thirri “Hi” tek një plak, duke luajtur me tre dinozaurët e vendosur në karrocë. Por plaku kurrë nuk mendonte se përshëndetja e thjeshtë e Owen do ta bente ate te perlotur.
Njeriu i vjetër u kthye dhe u përgjigj: “Hej, djalë i ëmbël”. Pastaj iu afrua Owenit dhe filloi të luante me te.
Alyssa ishte paksa në mëdyshje kur burri i vjetër po i afrohej aq shumë fëmijës së saj, kur ai papritmas nxorri 20 dollare nga portofoli i tij dhe e futi në xhepin e këmishës së Owen. Ai vazhdoi të thoshte diçka që e preku zemrën e Alyssa-s.
Ai tha: “Sapo kam humbur nipin tim 2-vjeçar javën e kaluar. Merrini këto para dhe blijani djalit keto tre dinosaurë ”
Njeriu i vjetër ferkoi shpinen e Owen, fshiu lotet nga faqet dhe u largua.
Alyssa i perdori $ 20 për ti blerë djalit të tre dinozaurët qe ai deshironte.
“Ne do t’i mbajmë përgjithmonë këto si kujtim!”