Rozë

Një ndër filmat më të mirë klasik/ ”Tomka dhe shokët” e tij do të jepet në televizionin amerikan

Turner Classical Movies, kanali televiziv amerikan i cili në programacionin e tij përfshin vetëm filmat më të mirë klasikë të krijuar deri në fillim vitet 80-të, për herë të parë do të transmetoi një film shqiptar, një nga më të njohurit dhe më shikuarit e regjisores Xhanfise Keko dhe kinemasë shqiptare, “Tomka dhe shokët e tij”.

Ndër filmat më të mirë klasikë. Kanali televiziv

Programimi i këtij filmi në TCM e vë autoren Xhanfise Keko mes më të mirëve të historisë së kinemasë duke krijuar shtratin e sjelljes pranë audiencës botërore edhe të titujve të tjerë nga krijimtaria e saj.

Përzgjedhja që ky kanal televiziv i ka bërë filmit “Tomka dhe shokët e tij” është rrjedhë logjike e udhëtimit që ka bërë filmi përgjatë gjashtë viteve të fundit që prej momentit të restaurimit të tij nga Libraria e Kongresit Amerikan në Washington në bashkëpunim me ACP, fillimisht duke u shfaqur premierë në British Film Institute dhe Lincoln Center, duke vazhduar me turin e gjatë të shfaqjes në 11 qytete në Britaninë e Madhe si pjesë e programit “Kinemaja e fëmijërisë”, dhe më pas tributet e veçanta dedikuar regjisores Xhanfise Keko nga Danish Film Institute në 2018 dhe Vienna Film Museum në 2019, duke e bërë atë autoren më të vlerësuar në historinë e kinemasë shqiptare.

Ndër filmat më të mirë klasikë. Kanali televiziv

MË TË LEXUARAT

To Top