Rozë

Një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë, por kjo ditën e tij të madhe u la në harresë

Aktori i njohur i skenës dhe kinemasë Petrit Malaj ka lindur në 12 nëntor këtë vit ka festuar përvjetorin e 60.

Petrit Malaj, tani drejtues i Univeristeti të Arteve, është aktori i njohur për publikun shqiptar, ku me personazhet e interpretuara prej tij ka fituar simpatinë e të gjithëve. Malaj ka luajtur krah figurave më të mëdha të filmit shqiptar. Figura ikonike të ekranit dhe teatrit, të cilët janë krenaria e artit shqiptar si: Sandër Prosi, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Tinka Kurti, Reshat Arbana, Ndrek Luca, Timo Flloko, Kastriot Çaushi, e shumë artistë të tjerë dhe regjizorë të talentuar. Malaj është vlerësuar edhe me shumë çmime të rëndësishme ku do të veçonim, medalja “Naim Frashëri” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljonin e festivalit në “Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar” si dhe shumë diploma të tjera për aktivitetin krijues e artistik.

Por pavarësisht këtyre, aktori nuk është kujtuar nga asnjë institucion kulturorë në vendin tonë, për këtë përvjetor.

Petrit Malaj të cilin e njohim ndryshe edhe si “Doktor Bardhyli”, së fundmi u angazhua edhe në politikë, ku në zjgedhjet e funit pranoi ftesën e Kryeministrit për të qenë kandidat i Partisë Socialistë në Kukës.

Malaj është babi i dy fëmijëve, Erionit dhe Dartit, të cilët e kanë bërë gjysh 3 herë.

Ai u lind në Orikum të Vlorës dhe që në fëmijërinë e tij të hershme familja transferohet në qytetin e Bajram Currit, qytet nga i cili familja e tij është edhe me origjinë. Në vitet 1975-1981 kreu gjimnazin në qytetin e Bajram Currit ndërsa Institutin e Lartë të Arteve e ndoqi gjatë viteve 1981-1985 ku edhe u diplomua në specialitetin “Aktor”.

MË TË LEXUARAT

To Top