Balerina Klaudia Pepa ishte mbrëmjen e sotme në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”, ku njëra ndër vogëlushet e pyeti: Si ndihesh kur e shikon veten duke kërcyer?
Klaudia i habiti të gjithë teksa tha se nuk e shikon fare veten kur kërcen sepse gjen shumë defekte.
“Unë nuk e shikoj fare veten kur kërcej sepse gjej shumë defekte dhe unë jam perfeksioniste për këtë. Unë e lë të kalojë shumë kohë dhe pastaj rikthehem ta shikoj. Kështu e kam”, tha ajo.