Rozë

Një nuse si Elita të kenë të gjitha gratë shqiptare/ Ky është urimi i veçantë që i ka bërë vjehrrës për datëlindje

Elita Rudi dhe Gjiko janë ndër çiftet më të njohur dhe më të dashur të showbizit shqiptar. Moderatorja ka një raport shumë të mirë jo vetëm me bashkëshortin.

por edhe me vjehrrën e saj. Aq mirë shkojnë ato me njëra-tjetrën sa duken më shumë si shoqe të ngushta. Në rastin e ditëlindjes e nënës së Gjikos, Lirijes,

Elita ka publikuar disa fotografi ku shihet krah saj dhe e uron me fjalët më të ëmbla dhe e falenderon për kujdesin ndaj tyre. Madje, moderatorja e quan “bestie”, një term referuar shoqes së ngushtë. Epo, pa dyshim ajo është një “nuse shembullore”!

Elita Rudi dhe Gjiko u bënë prindër për herë të dytë në 3 mars 2021, të cilën e pagëzuan me emrin Bota dhe që nga ajo ditë nuk na i kursejnë fotot e vogëlushes së tyre të adhurueshme.

Së bashku me djalin e tyre Zërin. Moderatorja është tepër aktive në rrjetet sociale ku dhe ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.

MË TË LEXUARAT

To Top