Leonora Jakupi prej vitesh mban primatin e një prej femrave më të bukura të showbizit shqiptar.
Përkundër viteve që kalojnë këngëtarja vazhdon të shkëlqejë. Padyshim që “fajtori” për këtë është gjeni por edhe Leonora kontribuon me përkujdesje dhe rituale të mirëmbajtjes ndaj lëkurës.
Krahas trajtimeve profesionale, i preferuari i Leonorës është në kushte shtëpie. Në një intervistë për Prive, këngëtarja ka treguar kohë më parë se maska që e bën gjithmonë është me të “bardhët e vesë” dhe limon.
Maska ka kosto shumë të ulët me produkte që të gjithë i kemi në shtëpi dhe ka efekt mahnitës.