Lajme

Një rrugë në Amerikë merr emrin ”Skënderbe”/ Kryetari i Bashkisë së New York: Shqiptarët janë shumë punëtorë

Në Shqipëri ndodh t’u vedosim emra të huaj rrugëve tona, disa prej këtyre emrave as nuk e dimë kush janë e cfarë kuptimi kanë, ndërsa në Amerikë një rruge i vendoset emri i heroit tonë kombëtar.Një rrugë në Bronx të New Yorkut, ku jetojnë shumë shqiptarë, i është vënë emri i heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Kryebashkiaku i New York, Eric Adams ka kaluar një ditë me shqiptarët të cilët jetojnë në Amerikë.Kryebashkiaku amerikan ka postuar një foto ku shihen disa banorë shqiptar të veshur me rroba tradicionale shqiptare dhe shkruan se ata janë pronarë biznesesh, familje punëtore që mbajnë të gjallë qytetin.Ai shkruan se është bashkuar me shqiptarët për të festuar për heroin kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Jemi në shtëpinë e komunitetit më të madh shqiptar në Amerikë. Ata janë pronarë biznesesh të vogla, punëtorë të vijës së parë dhe familje punëtorë që e bëjnë qytetin tonë të gjallë.Ishte një nder t’u bashkohesha sot në Shqipërinë e Vogël për të festuar një hero kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu” shkruan ai në një postim në Twitter.

Mayor Adams poses with the Albanian community

MË TË LEXUARAT

To Top