Rozë

Një tjetër aktore ikën nga ”Portokalli”, ajo flet hapur fare: Pata probleme me regjisorin dhe ai….

Sezoni i ri i spektaklit të humorit Portokalli pritet të nis  me disa mungesa të mëdha.

Egla Ceno: Jeta ime pas kuintave, nga roli dramatik te “100 vitrinat” në  gruan komike të Vis Pupës – Panorama Plus

Emra të njohur nga trupa e aktorëve kanë dhënë dorëheqjen nga spektakli për të nisur rrugëtim tjetër artistik. Dy emrat e fundit që u përfolën për largim ishin Renada Caci dhe Egla Ceno, aktore të disa roleve në spektakël.

Renada e konfirmoi vetë largimin përmes një postimi në rrjete sociale, ndërsa Egla Ceno ka folur ekskluzivisht për Iconstyle për këtë vendim të rëndësishëm. Aktorja e njohur ka pranuar se nuk do të jetë më pjesë e Portokallisë për shkak se nuk është përputhur në ide me regjisorin, Altin Basha.

Ceno shton se po punon njëkohësisht për t’u rikthyer me një shfaqje në teatër dhe për një film aksion me metrazh të shkurtër. Megjithatë aktorja e lë të hapur mundësinë për t’u rikthyer sërish në Portokalli.

‘Nuk do jem më në ‘Portokalli’ për arsye krejt profesionale: Mospërputhje artistike me regjisorin. Momentalisht jam duke rikthyer në Teatër ‘Zyrtarisht Beqare’ që do hapi edicionin e 22-të të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Elbasan, nga data 30 Shtator deri në datë 4 Tetor dhe po punoj për një action short movie. Ndoshta Portokallisë i rikthehem në të ardhmen’, u shpreh Egla Ceno.

Vis Pupa dhe Egla Ceno nuk janë "divorcuar", çift në programin e fundvitit  në RTSH | Story

Oferta artistike e Egla Cenos në “Natën Ma” - Tv Klan

MË TË LEXUARAT

To Top