Lajme

Një tjetër kryebashkiake shqiptare infektohet me koronavirus, ja gjendja e saj

Kryetarja e Bashkisë së Përmetit, Alma Hoxha, ka rezultuar pozitive me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një statusi në rrjetet sociale.

Në postimin e saj Hoxha thotë se është karantinuar bashkë me familjarët e saj dhe do të vijojë punën nga shtëpia.

“Të nderuar bashkëqytetarë! Për shkak të shfaqjes së disa simptomave të para, unë dhe familja ime jemi vetë-izoluar duke respektuar rregullat dhe shmangur çdo kontakt të mundshëm. Pak më parë, më konfirmuan rezultatin pozitiv ndaj Covid-19, për këtë arsye do të vazhdoj qëndrimin dhe punën nga shtëpia deri në përmirësim të gjendjes për t’ju rikthyer sërish angazhimeve. Ju uroj shëndet, kujdes për veten dhe të afërmit”, shkruan Alma Hoxha.

MË TË LEXUARAT

To Top