Saimiri ka zgjedhur Redonën këtë javë për një takim. Ata u takuan në një bar, ku kanë shijuar nga një kokteil. Më tej ata kanë qendruar pranë njëri-tjetrit duke biseduar për dashurinë.
Mes tyre ka patur momente romantike dhe sigurisht Saimiri i është afruar goxha Redonës, mirëpo ajo ka refuzuar ta puthë, duke thënë se puthja është shumë e rëndësishme.
Saimiri: Gjëja që më pëlqen më shumë tek ti është sinqeriteti dhe kjo është një bazë për të krijuar një të ardhme. Ty tani t’ka kapur sikleti se mendon që unë do i puth të gjitha gocat. Sa afrohem të të puth në faqe unë, më kthen veshin.
Redona: Jo, ske shans! Puthja është shumë e rëndësishme, ta kam thënë edhe në takim të parë. Duhet dhënë kur ke një emocion aq të fortë, kur të krijohet ajo atmosfera aty fillon e gjitha.