Rozë

Një vit lidhje, Fifi i dedikon fjalët ëmbla të dashurit: Do jem me ty pavarësisht gabimeve të tua

Filloreta Raçi dhe Adis Patushi kanë festuar 1 vjetorin e tyre së bashku. Në këtë ditë të veçantë për çiftin nuk ka munguar një urim siç vetëm Fifi di të bëjë.

Fifi dhe Adisi ndajnë momentin e lumtur se bashku

Krahas një fotoje të tyrën në Instagram, këngëtarja ka shkruar: “Sot 1 vit më parë të kam bërë timin .. sot 1 vit më parë ti kishe fri kë qe unë s’do jem e jotja .. e sot 1 vit më parë unë i premtova vetes dashurinë tënde pavarësisht atyre gabimeve të vogla tuat që unë i di..

Që dashuria ime për ty veç do rritet ma shumë e do mundohem mos të të zhgënjej për këtë të jesh i bindur e të betohem në dashurinë tonë . Të Dua Nushi!! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas imazhit të ëmbël.

Që në fillim të lidhjes çifti nuk është kujdesur t’i fshihet syve kureshtarë, duke shfaqur haptazi dashurinë e tyre. Adisi e shoqëron Fifin edhe në koncertet e saj, ku shpesh marrin vëmendje me veprimet romantike.

Kujtojmë se këngëtarja e zyrtarizoi lidhjen e saj me ish-bashkëshortin e modeles së njohur Adriola Dushit, gjatë një koncerti të sajin. Fifi u puth me Adisin para të gjithë publikut dhe videoja e tyre qarkulloi kudo në rrjet.

Do të bëhen prindër? Fifi dhe Adisi shtojnë dyshimet me këtë detaj – Abc  News

MË TË LEXUARAT

To Top