Sara ndan imazhin më të mirë me vjehrrën. Dyshja shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Është Sara ajo e cila po ndan momente të shumta në lidhje me këtë ndjenjë. Dje, ajo ka organizuar një “babyshower”, në mënyrë tejet madhështore me shumë të fturar.
Por, imazhi më i bukur është ai bashkë me vjehrrën e saj, ku shihen të lumtura së bashku.
Sara shfaqet duke përqafuar Xherin në foton që ka postuar, ndërsa po me këtë foto zbulon se ajo e quan vjehrrën e saj me emrin përkëdhelës, Pashule.