Rozë

Njëra nga to nuk ishte në premierën e filmit të Eduartit, me Lorin apo Sarën është krisur marrëdhënia?

Mbrëmjen e djeshme regjisori Eduart Grishaj promovoi filmin e tij “Sofia” ku shumë personazhe të njohur ishin të ftuar. Nga çfarë kemi parë në rrjetet sociale, vëmendje të madhe mori pjesëmarrja dhe mbështetja e Sara Hoxhës. Kjo e fundit shihet edhe në një foto të ndarë nga vetë Arbana Osmani në profilin e saj në Instagram. Gjithashtu edhe Sara e ka ripostuar foton në llogarinë e saj.

Prania e Sarës mori vëmendje pasi së fundmi është diskutuar për një krisje të marrëdhënieve mes Arbana Osmanit dhe drejtueseve të “Top Channel”, Sara dhe Lori Hoxha. Kjo e fundit nuk ishte e pranishme në premierën e filmit të Eduartit, dhe nuk ka bërë ende asnjë postim rreth tij në rrjetet sociale.

Kjo ngre dyshimet se krisja është mes Arbanës dhe Lorit, megjithatë asgjë nuk është ende e konfirmuar. Dyshimet nisën fillimisht nga rrjetet sociale, ku prej muajsh nuk ka asnjë postim të përbashkët të tyre, për të vijuar me mungesën nëpër evente .

Vlen të theksohet është konfirmuar zyrtarisht në promon e “BBV”, tashmë të fshirë, se Arbana Osmani do të jetë moderatore e sezonit të dytë të programit.

Teksa nuk kishte asnjë reagim konkret nga Arbana dhe Eduarti, apo nga Lori Hoxha, në rrjet qarkulluan hipoteza të ndryshme për krisjen e marrëdhënieve mes tyre.

Me Sarën apo Lori Hoxhën, me kë nuk e ka mirë Arbana Osmani?

MË TË LEXUARAT

To Top