Famullitari i Kishës Katolike në Kosovë, Don Mikel Sopi, thotë në asnjë mënyrë s’duhet justifikuar d hu na në shoqëri, por thotë se edhe liria duhet të jetë në atë masë sa nuk ofen dohet ndonjë komunitet.
Këto deklarata ai i bëri duke komentuar sul min e kësaj së enjte në Nice të Francës ku mbetën të vd eku r tre persona.
Sopi tha se provo kime po bëhen ndaj shumë komuniteteve, përfshirë edhe atë katolik – madje edhe nga Hollywood-i.
“Provokimet e tilla nuk është vetëm kjo ka rika turë, por këto po ndodhin kudo në botë. Pikërisht në këtë kohë të pandemisë, tash në Hollywood është xhiruar një film me material bl asfemu es ku personi kryesor është vajza e Michael Jackson, Paris dhe ku është me për mbajtje mjaft f yese kundër Jezu Krishtit. Për këtë të krishterët kanë bërë pe ticion. Duhet të ketë një minimum të kulturës të mos i fy ejnë ndjenjat e njerëzve”.
“Duhet të jetë një apel për popullatën tonë që të vazhdojmë të ruajmë unitetin dhe të mos bëhemi pjesë e ndasive. Pra, të jemi bashkë kundër të keqes. Unë uroj që këta dy burra (Macroni dhe Erdogani) të besojnë në Zot. Si njëri, si tjetri. Mendoj që politizimi i çështjeve fetare nuk është i mirë dhe nuk mund të sjellë mirë dhe nuk mendoj që mund të bëjë një zgjedhje të drejtë për secilin komunitet”.