Aktori i humorit, Bes Kallaku përmes një fotoje në Instagram i ka dhënë lamtumirën mikut të tij, biznesmenit Eugert Lazajt.
Ai u gjet i v dekur në banesën e tij më 30 korrik.
Në shkrimin kushtuar mikut të tij, Kallaku e kujton atë si një person me zemër të mirë dhe me buzëqeshje të stampuar në fytyrë.
Aktori shton se kushdo që e ka njohur biznesmenin e dinte mirë se çfarë personi ishte ai.
‘Lamtumire shoku im i mire. Vertet te pabesueshme jane ndarjet prej jetes me njerezoret si ty, me miresine e zemres dhe buzeqeshjen e stampuar ne fytyren tende qe largon trishtimin. Por sot trishtueshem na ka mbet vec e qeshura jote dhe kujtimet. Kush te ka njohur e di shume mire se c’njeri ishe. I lehte dheu mbi ty, ne paqe shkofsh e pushofsh!’- shkruan Besi në Instagram.