Ushqime

Njësoj si qumështi i gjirit i nënës është/ mos e derdhi hirrën po piheni dhe do jeni të mbrojtur nga të gjitha sëmundjet/ Ja si ta bëhet

Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë.
Më kujtohet si tani mërzitja që pësonte nona ime, kur ajo shishe qumështi për të cilën kishte mbajtur rradhë që në 5 të mëngjesit, teksa zjente, pritej.

Kosova Sot

Pasi e linte të ftohej, e kullonte, dhe lëngun e tejdukshëm na e jepte ta pinim ne. Ndërsa ajo që mbetej një grusht, një tip salce, i hidhte dy kokrra kripë dhe thoshte se duhej ta hanim me bukë.

“Hirra të bën mirë, të pastron mëlçinë”, më thoshte mua si më të madhes ndër fëmijët, për të më bindur ta pija. Por në fakt unë s’isha e sëmurë dhe, këtë përgjigje i jepja, sa herë ma thoshte.

Sot pas 30 vitesh shkoj në dyqan enkas për të blerë hirrën dhe sa herë e pi mendoj se si nuk i dija më parë vlerat e saj, e të mos i shtoja më shumë mërziti gjyshes time.

Vlera dhe Shije
Për të bërë një kilogram djathë duhen 10 litra qumësht, 9 prej të cilave janë hirrë.

Është pikërisht ky lëng që kur kullon qartësohet dhe që e quajnë magjik. Sipas të dhënave të hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka dhe studimet e para për të janë bërë në fillim të shekullit 20.

Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Élie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditëshme të hirrës.

I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrik.

Jetëgjatësia dhe mosprekja e banorëve të Kaukazit nga turberkulozi dhe tu moret, i atribuohen pikërisht konsumimit të hirrës nga kjo popullsi.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët.
Të vegjëlve, për t’i mbuluar atë efektin që më krijonte dhe mua për së vogli i përzjehet me lëngje frutash.

Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bësh edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

Në bazë të leximeve unë konsumoj një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore.

Ndërkaq, siç e thoshte dhe gjyshja ime, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.

Përgatitja në shtëpi
Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.

Hirra është eliksir i vërtetë i shëndetit: Shton lumturinë, ndihmon te dobësimi, ulë lodhjen, shëron inflamacionet - Telegrafi

MË TË LEXUARAT

To Top