Lajme

Njihet si fantazma e Kievit/ Ja kush është piloti që ka tmèrruar rusët

Para disa ditësh u publikua lajmi se në Kiev ekziston një pilot i cili është mbiquajtur ‘Fantazma e Kievit’ për shkak se ai është kthyer në t merr për avionët armiq. Mjaft nuk e besuan dhe cilësuan këtë si një sajesë për të ngritur moralin e qytetarëve apo edhe usht arëve.

Por ukrainasit insistojnë se Fantazma e Kievit është real dhe kanë publikuar një foto për të cilën pretendojnë se tregon pikërisht pilotin legjendar që ka rrëzuar dhjetë avionë rusë.

U shtria ukrainase ndau imazhin e asit të supozuar të aviacionit, me një kër cënim që shënjestronte pilotët rusë, ku thuhej: “Përshëndetje, okupator, po vij për shpirtin tënd!”. Në foto, shihet një person në kabinën e një avioni luftarak MiG-29 – por fytyra e tij është e fshehur pas një maskë oksigjeni dhe syzesh të mëdha të zeza.

I ashtëquajturi “Fantazma e Kievit” u kthye në simbolin e rezistencës ukrainase përballë pushtimit të Vladimir Putinit pasi zyrtarët e qeverisë ukrainase shpërndanë video të pilotit duke rrëzuar avionë të ar mikut. Pamjet supozohej se tregonin Mig-un e tij duke fluturuar përpara se të shkatërronte gjashtë avionë të Kremlinit në fillimin e pushtimit rus.

Por njëra nga videot u hodh poshtë më pas nga ekspertët, që thanë se pamjet në fakt ishin nga një videolojë e vitit 2008 Digital Combat Simulator.

Megjithatë, zyrtarët në Kiev vazhdojnë promovimin e pretendimeve të çuditshme se piloti pa emër ekziston vërtet – duke u përpjekur të grumbullullojnë sa më shumë mbështetje për rezistencën e tyre kundër pushtimit rus.

MË TË LEXUARAT

To Top