Sinéad Burke është një shkrimtare, mësuese, aktiviste irlandeze, dhe gjithashtu është mjaft e njohur për fjalimin e saj në ‘TED’.
Ajo u shfaq në kopertinën e “The Business of Fashion” në maj 2018 së bashku me Kim Kardashian, me një intervistë si pjesë e serisë “The Age of Influence”.
Sinéad është mjaft e kërkuar në sfilatat e modës. 30 vjeçarja me aftësi të kufizuara, ka një blog të përqendruar në industrinë e modës, të quajtur Minnie Mélange, është një person i vogël, termi që ajo preferon ta përkufizojnë, kur i referohen akondroplazinë së saj, formën më të zakonshme të xhuxhizmit, që do të thotë se ka gjymtyrë më të shkurtra se mesatarja.
Veshjet dhe këpucët e dëshiruara janë të vështira për t’u gjetur, thotë ajo, kur je 1.04 m. Si një adoleshente e fiksuar pas rrobave, bërja e pazarit me katër vëllezërit e motrat e saj më të vegjël – të cilët kanë “gjatësi mesatare” – ishte demoralizuese për vite me rradhë.
“E kuptova që një nga funksionet e modës është të simbolizojë pjekurinë, megjithatë nuk ishte diçka në të cilën mund të merrja pjesë”, thotë ajo.
“Qëllimi im nuk ishte kurrë të krijoja një linjë veshjesh që mund të vishja unë. Përkundrazi, ishte për të ndryshuar të gjithë sistemin, i cili ju tregon gjithçka që ju duhet të dini për personalitetin tim, me të vërtetë.”