Leximi

Njihuni me gruan që fiton 12 mijë euro në muaj vetëm duke ngrënë dhe duke luajtur belin para kameras

A keni menduar ndonjëherë që mund të fitosh 12 mijë euro në muaj thjesht duke ngrënë dhe duke treguar belin para kameras? Ju duket e pamundur? Një grua u bë virale në Tik Tok me videot ku ajo kërcen dhe lëviz barkun e shëndoshë. Antonia Graham, 25 vjeçare nga Anglia ka arritur të grumbullojë 357 mijë followersa në Tik Tok që nga muaji prill të vitit të kaluar kur i tregoi botës barkun e saj.

Videoja u pa 7.6 milionë herë.Gruaja zbulon se ajo fiton gati 12 mijë euro duke ngrënë para kamerës. Ndjekësit e saj janë rritur teka ajo postonte video pozitive dhe gazmore me peshën e saj si dhe video duke ngrënë.Gruaja thotë se ngrënia para kamerës e ka mësuar të dojë trupin e saj. “Kam l ftuar shumë me peshën time deri vitin e kaluar, isha në dieta dhe madje bëra një agjërim pesëditor me ujë me shpresën për të humbur peshë. Por nuk ndodhi“Por vitin e kaluar u bë virale një video, ku unë bëja një shaka për peshën time dhe ajo arriti miliona njerëz’ thotë Antonia e cila është dhe nënë e tre fëmijëve. Për të realizuar videot I duhen disa ditë të javës.

MË TË LEXUARAT

To Top