Lajme

Njihuni me vajzën shqiptare e cila për tre vite ka mbaruar te Universitete: Nuk do e arrija dot pa familjen time!

Falkona Hasani nga Podujeva, e lindur më 16 qershor të vitit 1999 tashmë ka përfunduar studimet bachelor në tri universitete, kështu duke marrë 3 diploma brenda 3 viteve. Suksesin e saj e ndau me të gjithë ata që e përkrahën, ku nuk munguan as falënderimet.

Njoftimi i saj i plotë:

3 vite, 3 universitete, 3 diploma! Rrugëtimit të studimeve bachelor i erdhi fundi për t’i hapur dyert një rrugëtimi të ri. Kjo rrugë sa e vështirë aq edhe e bukur sot kurorëzohet me diplomë duke më marrë epitetin studente e duke më veshur me një titull me më shumë përgjegjësi, si e diplomuar.

Gjithë ky sukses i imi natyrisht se s’do arrihej pa njerëz të mrekullueshëm që kam pasur afër vetes, të cilët do më duhej një jetë për t’i falenderuar.

Familjes sime, të cilët pa u ndalur kurr më mbështetēn, më dhuruan dashuri e qëndruan afër meje në çdo kohë ua dedikoj gjithë këtë sukses. Nanë, Bab, Gjigant e Ornelë, pa ju gjithçka do ishte e pa mundur.

Jo vetëm, falenderoj shumë gjithë familjen Hasani e Hoti. Çdo gjë që keni bërë e vazhdoni të bëni për mua, mundësoi të jem sot këtu ku jam.

MË TË LEXUARAT

To Top