Leximi

Nuk bënë dot dasmë se as bukë t’u jepnin fëmijëve nuk kishin/ Pas 24 vitesh bëhet e mira e madhe për çiftin e pastrehë i martojnë





Një çift i pastrehë kanë jetuar së fundmi “transformimin e jetës së tyre” kur i është dhuruar dasma surprizë dhe makiazhi profesional për serinë e fotove të ceremonisë.

50 vjecarja Rosalyn Ferrer dhe burri i saj Rommel Basco, 55, nga provinca Pampanga në Filipine, jetonin prej vitesh në një kasolle të improvizuar në një tokë të shkretë bashkë me fëmijët e tyre.

Pasi jetonin 24 vjet së bashku, ata nuk ishin të aftë të martoheshin pasi nuk e përballonin dot pasi duhet të fokusoheshin në gjetjen e ushqimit të mjaftueshëm për të përballuar ditën.

Por Richard Strandz i cili zotëron një sallon parukerie në zonën ku jetonte çifti, i njohu ata teksa mblidhnin meturina plastike për t’i shitur për ushqim. Bashkë me miqtë e tij ai organizoi paketën e plotë të martesës së tyre, që çifti i varfër dëshironte prej vitesh.

Tanimë Richard po ndihmon çiftin në mbyljen e dokumenteve të martesës teksa fondet e ceremonisë së tyre në kishë janë gati.

Për sesionin e tyre të fotografisë më 13 shkurt, Rosalyn iu dha një fustan i bardhë ndërsa Rommel veshi një kostum Barong Tagalog.






MË TË LEXUARAT

To Top