Një 55-vjeçar është arr estuar pasi prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera, vezë të pakontrolluara, në pularinë e paregjistruar në Shkodër.
55 vjeçari, banues në fshatin Bërdicë, Shkodër, u vu në pranga për veprat p enale “Mashtrimi me produktet ushqimore”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paregjistruar në organet tatimore”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim Drejtori i AKU i Shkodër Gjeke Sokoli, si dhe është proceduar në gjendje të lirë një tjetër(Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit, Shkodër, pasi dyshohet se, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit.