Rozë

Nuk do jetë emision, ja çfarë projekti të madh kanë bashkë Bora Zemani dhe Donaldi

Bora Zemani dhe Donald Veshaj pritet që së shpejti të marrin pjesë në një film së bashku.

Bora Zemani publikon video derisa bën ndërhyrje estetike - SHQIP.com

Lajmi është raportuar nga “Kryefjala.com”, ku bën me dije se filmi do të ketë regjisor Erion Bubullimën dhe se grupi i punës për këtë film, ka nisur të kërkojë aktorë.

Disa nga aktorët e pikasur kanë qenë brenda “Top Channel”, por një grup vajzash nuk kanë pranuar të jenë pjesë e këtij filmi, për shkak se pjesëmarrës janë kolegët e tyre.

Ky do të jetë filmi i parë i Borës dhe Donaldit, pasi kohë më parë së bashku me Romeon, ata e përfshinin Borën në skeçet e tyre.

Kujtojmë se pak kohë më parë qarkulloi një lajm, i cili ironizonte Bora Zemanin për faktin se ajo shkruante në CV-në e saj që është aktore. Me sa duket, pas pjesëmarrjes episodike në serialin “O sa mirë”, do ta shohim edhe në një tjetër film.

Si ka ndryshuar Bora Zemani ndër vite, nga fillimi i karrierës deri më sot  - Zoom.al

MË TË LEXUARAT

To Top