Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pranuar se protesta e 8 Janarit nuk e arriti qëllimin e saj maksimal, që ishte marrja e selisë së Partisë Demokratike.
Ai u shpreh në Euronews Albania se gazi lotsjellës nuk mund të përballohej në ambiente të mbyllura, por paralajmëroi se herën tjetër protestuesit do të përgatiten më mirë për të hyrë në ndërtesë.
“Pol icia e pa që kishte rrezik që protestuesit do merrnin ndërtesën. Edi rama është i tm erruar. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mnbështetur te blindet dhe këtë e aplikoi te selia e PD-së. Fakti që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën. Tani i ka ngelur vetëm gazi, por edhe gazi ka mjetet e veta.