Rozë

Nuk e bëri dot këngëtarja e njohur në 12 vite lidhje/ Ja çfarë ka arritur e dashura e tij studente

Ndarja e Gerard Pique me Shakira-n dhe lidhja e re e futbollistit me Clara Chia Marti, është shndërruar në një telenovelë të kësaj vere.

Shakira and Pique break off negotiations and go to court | Marca

Partnerja aktuale e spanjollit thuhet të ketë arritur për një kohë të shkurtër diçka që këngëtarja nuk e kishte arritur në 12 vitet e lidhjes së tyre.

Sipas ‘Ya es mediodia’, 23-vjeçarja ka hyrë në rrethet e ngushta të qendërmbrojtësit, gjë që Shakira nuk e kishte bërë k urrë.

Top Albania Radio shkruan se sipas emisionit ‘Telecinco’, 45-vjeçarja asnjëherë nuk kishte pasur marrëdhënie të mira me familjen dhe miqtë e Pique.

Karakteri më i qetë i Chia-s besohet të ketë qenë vendimtar në krijimin e raporteve të mira me personat e afërt të të dashurit të saj.

Burimet thonë se Shakira e kishte pasur nofkën “shefja” për shkak të karakterit të saj të keq në raport me miqtë e ish-bashkëshortit.

Për më shumë, ajo asnjëherë nuk ishte përzier me miqtë e vjetër të ish-partnerit e as me bashkëshortet e tyre.

Pasi ish partneri i saj, Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top