Lajme

”Nuk e di si nuk jam çmendur”/ Flet gruaja nga Gjakova: Burrit tim ia mori jetën Mushk dhe Muharrem Ibraj të veshur me uniformë serbe

Janë bërë 23 vjet që jeton vetëm me kujtimet për të, e në çdo moment Zahe Bajrami, mundohet ta mbaj afër fotografinë e bashkëshortit të saj të vr arë me 28 shkurt të vitit 1999.

Atë ditë forcat serbe hynë në shtëpinë e tyre në Osek Hilë të Gjakovës, por vra sjen e bënë shqiptarët të veshur me uniformen serbe.

Kjo e rëndon edhe më shumë dhimbjen e zonjës së shtëpisë, e cila pa me sytë e saj, Mushk Jakupin dhe Muharrem Ibraj duke ia v rarë bashkëshortin.

“Unë them: “S’di qysh s’jemi tranu”, shprehet Zahe Bajrami.

Është e rëndë për Zahe Bajramin, të flas për dhimbjen e madhe që kishte përjetuar mëngjesin e hershëm të 28 shkurtit 1999. Pothuajse i gjithë fshati Osekë Hylë i njohin babë e bir që u rreshtuan krah forcave serbe.

MË TË LEXUARAT

To Top