Olta i ka thënë Amosi se nëse situata e saj me Gentin nuk merr një zgjidhje pa u ag ravuar më tej, zgjidhja do mbetet largimi i një prej të dyve.
Ajo tha se ishte gati të ikte nëse batutat ironike nga Genti vazhdonin. Olta: Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash!
Nuk dua, do iki, do marr valixhet! Amos: Ça po thua?Olta: Nuk mund të rri të dëgjoj kështu batutash, ose duhet të iki ai!
Oltës nuk i ka dalë ende inati me Gentin, pas debatit që kishin më herët. Teksa ishte ulur me Ronaldon, Kristin dhe Kejvinën, ajo e quajti Gentin, skuth dhe frikacak.
“Ai është pa shtyll kurrizore, manipulator, gënjeshtar, skuth, është frikacak”, tha Olta. Kejvina: Qetësohu! Olta: Po këto nuk janë ofendime, ai është i vogël, është burracak!