Rozë

Nuk e festoi dot 79 vjetorin/ Sot bëhen 7 muaj pa aktorin e madh shqiptar

Anastas Kristofori lindi ne fshatin Vuno, Vlore, më 28 nëntor 1943. Ai do të festonte ditëlindjen e 79, por aktori u shua në muajin shkurt të këtij viti.

Anastas Kristofori cili spikati dhe do të mbahet mend eshe për shumë breza me rolin e “Perikliut” në komedinë “Pallati 176”.

Pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të ishin interpretimet e tij në skenën e këtij teatri.

Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfi në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit, e shumë të tjera.

MË TË LEXUARAT

To Top