Në takimin e tyre, Mevlani surprizoi Ledjanën duke i dedikuar një këngë. Me vargjet “e bukur dhe magjike… e bukur sikur zana…”, Mevlani e emocionoi jo pak vajzën.
“Do të jap një përqafim , më emocionove, më bëre të dal nga vetja”, tha ajo. Ndërkohë, Mevlani tha se kjo ishte hera e parë që i dedikon dikujt një këngë.
“Kjo është kënga e parë që e bëj me dedikim, teksti është posaçërisht për ty”, u shpreh ai.