Lulzim Fejzullahi është një emigrant shqiptar që jeton prej vitesh në Austri. Ndërkohë që vite më parë nuk e linin të futej nëpër bare pasi ishte shqiptar dhe i thoshin se mund të shkaktosh she rre, sot ai është pronar i disa kafeneve dhe një hoteli.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Lulzimi ka treguar të gjitha vështirësitë që ka hasur që nga fillimi deri më sot.
“Puna e parë që kam gjetur në Austri ka qenë pjatalarës. Nuk e kam ditur gjuhën. Nuk njihja askënd këtu. Kam qenë vetëm 17 vjeç kur kam shkuar në fillim në Austri. Në fillim kam jetuar në një shtëpi për azilantë. Aty kam mësuar gjuhën dhe kam filluar shkollën për turizëm.
Situata ka qene jo e lehtë për mua se isha shumë i ri në atë kohë. Babai nuk ka dashur të largohem, ia dola.