Çifti shumë i dashur për publikun, Elita Rudi dhe Gjiko do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.
Elita është në pritje të një vajze dhe nuk i ka kursyer fotot me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale. Gjiko ishte i ftuar së fundmi në emisionin “NIN”, ku u pyet nëse e kanë gjetur emrin për vogëlushen e tyre.
Reperi tha se ata kanë zbuluar dhe jo gjetur, një emër unik.
‘Në familjen tonë nuk thuhet a e keni gjetur, por a e keni zbuluar, sepse një emër unik duhet zbuluar. Për ne çdo fëmijë është unik dhe duhet gjetur një emër unik, siç janë të gjithë njerëzit”, u shpreh Gjiko.