Pas spektaklit të së martës, ka pasur vazhdimisht de bate të forta mes Einxhel dhe Donaldit, që deri pak javë më parë kishin marrëdhënie shumë të mira bashkë.
E gjithë ndodhi pasi Donaldi shpëtoi Tanin dhe jo Dagzin, ky i fundit doli në nominim direkt me Einxhel dhe publiku vendosi të largoje Dj nga Kosova nga shtëpia e ‘BBV’.
Që pas këtij momenti në shtëpi kanë nisur pë rplasjet mes Donaldit dhe Einxhel, të cilët janë reflektuar edhe jashtë në rrjetet e tyre sociale. Një ndjekës besnik i Einxhel kujdesej për llogarinë personale të moderatores në Instagram dhe publikoi foton që trazoi rrjetin!
Një foto që mori shumë komente negative dhe kritika pa fud. Familjarët e Einxhel kanë fshirë postimin duke i kërkuar ndjesë publike të gjithëve për pamjet ku moderatorja dëshironte të “eleminonte” dy “armiqtë” e saj në shtëpi, Donaldin dhe Beatrix.
Edhe pse tashmë postimi u fshi, foto u pa nga të gjithë dhe bëri xhiron e rrjetit. Familja e Einxhel u kujtua pak me vonesë dhe të bëjnë kujdes tani e tutje me personat që do menaxhojnë instagramin e vajzës së tyre.