Mbi lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të artistit të humorit, Koço Devole ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan:
“LAMTUMIRË I SHTRENJTI KOÇO! U PREHSH NË PAQE”, shoqëruar me një fotografi të të ndjerit.
Po kështu, po përmes Facebook-ut ka dhënë ngushëllimet e tij edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj:
“Shumë e hidhur ndarja e beftë nga jeta e aktorit fort të dashur, Koço Devole. Ai ishte emblema e humorit shqiptar – na la pas shumë e shumë personazhe, me të cilët qeshim edhe sot. U prehsh në paqe! Ngushëllime familjes”.