Big Mama është pjesë e jurisë së rubrikës “Vajzat me kordele” në E diell. Ajo u prek kur dëgjoi historinë e njërës prej konkurrenteve dhe tregoi se është shumë keq kur nuk e ke babain, ndaj theksoi se duhet të lumturohet kur e di që janë pranë. (Big Mama s’foli kurre ne BBV per mungesen e te atit).
Nga ana tjetër, theksoi se njerëzit ndahen në të mirë e të këqinj, ndaj i sugjeroi që të ndjekë ëndrrën e saj me të gjitha energjitë e saj.
Big Mama: “Edhe unë kam qenë një vajzë shumë e lidhur me babin. Kur nuk e ke babain, është shumë më keq.
Alesia tha se je këmbëngulëse, e fortë, nuk ka njeri që të shkel, ashtu dukem edhe unë por në brendi jemi të gjithë me halle dhe ndryshe.
Për mua nuk ka as nacionalitet, as fe, as ngjyrë por dy lloje të njerëzve, të mirë e të këqinj. Për mua mundohu të bëhesh njeri i mirë dhe ndiqe ëndrrën tënde se ke shumë ambicie”.
Big Mama kohët e fundit mori vëmendjen me pjesëmarrjen në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, më së shumti prej daljes me një pë rplasje me Antonela Berishën.