Arjola mendon se banorët e rinj as nuk e meritojnë të shkojnë në finale.
Einxhel: Unë do i nominoj.
Iliri: Varet se për mua kanë qenë oksigjen komunikimi.
Arjola: Unë me banorët e rinj jam hapur e lidhur, por nëse i vendosim përballë banorëve të vjetër, me këta të fundit kam më shumë lidhje dhe jemi familjarizuar. Nëse ke përballë që sapo e ke njohur dhe një njeri që e ke pasur brenda në 100 ditë, nuk mund t’i kthehem atij momenti.
Einxhel: Unë i nominoj se më kanë nominuar. Arjola: Mendoj se kemi sakrifikuar shumë dhe të shkosh në finale me banorë më të rinj, më duket disi e padrejtë.
Arbri: Nëse lidhesh më shumë emocionalisht me banorët, e ke më të vështirë finalen. Pse të mos dalin disa të vjetër tani dhe të rrinë disa të rinj?
Einxhel: Ka pasur raste që banorë të rinj kanë nxjerrë banorë të vjetër. Nëse e kanë atë zotësi, nuk ka problem aspak.