Kryeministri i Kosoves, Avdullah Hoti, ka thënë se e merr bukën nga shtëpia pasi që sipas tij, asnjëherë nuk ka qenë njeri i darkave të shtrenjta.
Në emisionin Oxygen në Klan Kosova, ai në formë shakaje ka thënë se këtë e bën pasi që ende i duket vetja si student. “Po e marr bukën me vete, me duket hala si student vetja”.
“Po mundohemi tash ta kthejmë Kosovën në rrugë të mbarë – mos të duket kjo shumë revolucionare. Po mundohemi t’i bëjmë disa punë të mira dhe jo punë të këqija”.
“Jemi duke e bërë maksimumin dhe jam i bindur se do ta lëmë Kosovën më mirë sesa që e kemi gjetur”.
“Asnjëherë s’kam qenë i darkave – me buxhet timin nuk arrij t’i mbuloj ato darka. Dikush di ta bëjë inxhinierinë financiare – unë nuk di ta bëj atë”.