Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare ka qenë një baba i cili ka rrëfyer historinë e jetës së tij dhe problemet që ka hasur ai dhe familja e tij për shkak të varfërisë.
Ai tregon se ishin të varfër dhe kishin një shtëpi shumë të shka tërruar dhe sa shi binte jashtë, binte dhe brenda. Madje ai tregon se vajzën e tij Rajmondën e mbulonte me plastmas natën që të mos lagej nga shiu.
Ardit Gjebrea: Më trego pak për lidhjen tënde me Rajmondën.
Besniku: Rajmondën e kam vajzën e parë, ishte gëzimi i parë i jetës sime e cila erdhi në jetë në një kohë të shkurtër kur v di q dhe vëllai im. Ishim shumë fukarenj dhe për arsye të fukarallikut na i prenë dhe dritat 9 muaj që korenspondoi me lindjen e vajzës.
Mëngjes për mëngjes gruaja ia pastronte hundët nga tymi i qiriut. Në atë koha bleva një shtëpi me dy dhoma, lekët i mora borxh. Shtëpia ishte copë copë, sa shi binte jashtë, aq shi binte dhe brenda. Për dy vajzat sigurova një krevat marinari që i vija në gjumë në darkë dhe kur binte shi, vajzës i vija dhe një plastmas për ta siguruar që mos i binte uji sipër. Në mëngjes kur ngrihej, ishte lagur tapeti, rrugica.