Rozë

”Nuk i laj enët unë”/ Nisin debatet që tani në ‘Big Brothet Vip’, ja me kë u kap Olta Gixhari

Konkurrenti i dytë që hyri sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas aktores Olta Gixhari është Krist Aliaj Dragot.

32 vjeçari simpatik dhe i lakmuar nga vajzat e prezantoi veten si një njeri që kërkon gjithmonë të vërtetën dhe… urren të lajë enët. (E po ndoshta kjo do të jetë përplasja e parë me Oltën , përderisa edhe ajo kishte këtë ‘problem’).

Nëse do më duhej një titull dokumentari për jetën time tha ai, do të ishte ‘Ditari i një ujku të vetmuar’, ndërsa një nga arsyet përse po i bashkohet BB VIP është dëshira për më shumë influencë.

“10 nga 10, do jetë perfekte kjo eksperiencë besoj. Do jetë ndryshim i madh për mua për shkak të jetës që kam jashtë, por besoj se do ia dal”, tha Kristi sapo hyri në shtëpinë e Big Brother.

MË TË LEXUARAT

To Top